• Header-kenniscentrum-1.jpg

« Prapa

Sa ujë kanë nevojë bimët e mia? 5 këshilla.

BAC-Online-planten-water-geven.jpg

Sa ujë kanë nevojë bimët ndryshon për çdo lloj bime. Nuk ka asnjë sasi standarde. Këtu janë disa këshilla për t'ju ndihmuar të përcaktoni se sa ujë kanë nevojë bimët tuaja. Para së gjithash, ne do t‘ju shpjegojmë funksionin e ujit

Funksioni i ujit

Një bimë ka nevojë për ujë për fotosintezën. Në këtë proces, bima shëndërron dioksidin e karbonit dhe ujin, me ndihmën e energjisë nga drita, në glukozë dhe oksigjen. Ai përdor sheqernat për tu rritur. Për më tepër, uji ndihmon në transportin e lëndëve ushqyese që krijohet nga avullimi i ujit dhe presionit të rrënjës. Avullimi i ujit gjithashtu i mundëson bimës që të ftohet. 

Është e rëndësishme të mos i jepni shumë ose pak ujë. Nëse i ujitni bimët me pak ujë do të bien gjethet dhe shumë ujë mund të shkaktojë kalbjen e rrënjëve. Këshillat e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të vlerësoni se sa ujë kanë nevojë bimët tuaja.

Këshilla 1. Përcaktoni llojin e bimës

Kaktusët, succulents dhe sanseverias kërkojnë pak ujë. Toka lejohet të thahet plotësisht midis ujitjeve. Palmave dhe varieteteve të dredhkës u duhet pak më shumë ujë. Toka lejohet të thahet pjesërisht, por jo plotësisht. Fernat, pemët e fikut, filodendronët dhe barbarozat lulëzojnë më së miri në tokë me pak lagështi. Prandaj duhet të ujitni këto bimë pak më shpesh. Bimët që kanë nevojë për shumë ujë janë për shembull: lulebora (hydrangea), bimë kanabisi, loosestrife, aconite, bimët mos-me-harroni, lule zile dhe trëndafilat.

Këshilla 2. Merrni parasysh sasinë e dritës së diellit, temperaturën dhe lagështinë 

A është bima në diell të plotë? Atëherë thahet më shpejt sesa bimët që marrin rrezet e diellit në mënyrë indirekte. Bimët në diell të plotë kanë prandaj nevojë për më shumë ujë. Gjithashtu bima do të përdorë më shumë ujë në rast se temperatura është më e lartë dhe nëse ajri është i thatë (lagështia e ulët). 

Lagështia ideale varet nga disa gjëra. Për shembull, bimët dhe prerjet e reja në përgjithësi kanë nevojë për një lagështi të lartë prej 80 deri në 85 përqind dhe bimët që janë më tej në fazën e rritjes kanë nevojë për një lagështi maksimale deri në 60 përqind. Por kjo gjithashtu varet nga lloji i bimës.

Këshilla 3. Përdorni një matës lagështie

Ka pajisje në shitje me të cilin mund të matni lagështinë  e tokës. Këtë mund ta vendosni në tokë afër rrënjës së bimës. Pas disa sekondash do ta shihni nëse toka ka mjaft lagësthi. Këtë mund ta përcaktoni edhe me gishtat tuaj. Ështe e rëndësishme të vendosni gishtin tuaj disa centimetra nën sipërfaqe. A është substrati i thatë aty? Atëherë bima ka nevojë për ujë.

Këshilla 4. Percaktone sasinë e ujit 5 deri në 10 përqind të përmbajtjes të vazos plastike

Një këshillë e dobishme është të caktoni sasinë e ujit që jepni 5 deri në 10 për qind të përmbajtjes së vazos plastike. Atëherë ju i jepni bimës sasinë e duhur të ujit. A është bima juaj tërësisht në tokë te hapur? Zakonisht bimët në tokë të hapur kanë nevojë për më pak ujë sesa në një vazo plastike. Ato mund të depërtojnë shumë më larg në tokë me rrënjët e tyre, prandaj kan më shumë ujë në dispozicion. Vetëm gjatë një periudhe të thatë dhe në periudha të ngrohta bimët në tokë kanë nevojë për ujë shtesë.  

Këshilla 5. Merrni parasysh fazën e lulëzimit

A është bima juaj në fazën e lulëzimit? Atëherë ka nevojë për më shumë ujë. Mbi të gjitha, bima avullon më shumë ujë në fazën e lulëzimit. Nëse bima juaj ka lule, atëherë nevoja për ujë është edhe më e madhe.

A doni që bimët tuaja të rriten më shpejt? Merrni në konsideratë përdorimin e një ushqyesi të rritjes. Te BAC kemi ushqyes organik të ndryshëm për rritje.

« Prapa

Scroll to top